Bora kampion i Ligës së parë, inkuadrohet në Superligë

Bora është skuadra që do të marrë pjesë në Superligë edicionin e ardhshëm. 

Kjo pasi Bora është shpallur kampion i Ligës së parë për meshkuj. 

Në ndeshjen e dytë të “Play-off” prishtinasit triumfuan ndaj New Basket. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 71:97 (17:19, 23:30, 11:25, 20:23). 

Çmimi MVP i ka takuar Tyus Jefferson, i cili finalen e ka mbyllur me 26 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime, derisa çmimin ia ka dhuruar Artan Kurti. 

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Artan Kurti, Nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Go to TOP