“Boll ma” – Marshi kundër dhunës

Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave.

Protestuesit që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.

Nga organizata Artpolis, që ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, thanë se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta, dhuna është e pranishme.

Asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e protestës, e cila u mbajt në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje.

Marshi “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” u dedikohej vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.  

Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës që rastet e dhunës të ndalen dhe kryesit e dhunës të dënohen. 
Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës që rastet e dhunës të ndalen dhe kryesit e dhunës të dënohen. 
Një pjesëmarrës në protestë duke mbajtur një pankartë me mbishkrime "Boll ma". 
Një pjesëmarrës në protestë duke mbajtur një pankartë me mbishkrime “Boll ma”. 
Të veshur me nga një pelerinë të bardhë dhe me çadra po ashtu të bardha, protestuesit thanë se abuzimet nuk duhet të mbahen të fshehura.  
Të veshur me nga një pelerinë të bardhë dhe me çadra po ashtu të bardha, protestuesit thanë se abuzimet nuk duhet të mbahen të fshehura.  
Resmije Rrahmani, 42-vjeçare, e cila jeton në Komunën e Prizrenit, tregoi se para një dite, derisa po lëvizte e vetme me karrocën e saj në rrugë, ishte ngacmuar një person i panjohur.  "Ishte mbrëmje dhe isha duke shkuar në një aktivitet. Një burrë prapa meje ka filluar të me ngacmojë dhe të flasë gjëra banale... Jam ndier e kërcënuar se në rrugë nuk kishte civilë e as kamera”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se nuk kishe mundësi as kohë që ta marr telefonin në dorë për ta telefonuar policinë.  
Resmije Rrahmani, 42-vjeçare, e cila jeton në Komunën e Prizrenit, tregoi se para një dite, derisa po lëvizte e vetme me karrocën e saj në rrugë, ishte ngacmuar një person i panjohur. 

“Ishte mbrëmje dhe isha duke shkuar në një aktivitet. Një burrë prapa meje ka filluar të me ngacmojë dhe të flasë gjëra banale… Jam ndier e kërcënuar se në rrugë nuk kishte civilë e as kamera”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se nuk kishe mundësi as kohë që ta marr telefonin në dorë për ta telefonuar policinë.  
Në shumicën e familjeve ku ka persona me nevoja të veçanta, ata nuk kanë kushte të mira dhe prandaj nuk flasin për dhunën që mund të kenë, tha Resmije Rrahmani, duke shtuar se, "ne jetojmë në familje dhe varemi nga ata persona".
Në shumicën e familjeve ku ka persona me nevoja të veçanta, ata nuk kanë kushte të mira dhe prandaj nuk flasin për dhunën që mund të kenë, tha Resmije Rrahmani, duke shtuar se, “ne jetojmë në familje dhe varemi nga ata persona”.
“Ne, për fat të keq, jemi të padukshme për institucionet dhe shoqërinë, por jemi të dukshme për dhunë fizike, dhunë seksuale dhe të gjitha llojet e tjera”, tha Rrahmani. 
“Ne, për fat të keq, jemi të padukshme për institucionet dhe shoqërinë, por jemi të dukshme për dhunë fizike, dhunë seksuale dhe të gjitha llojet e tjera”, tha Rrahmani. 
Zana Hoxha nga organizata Artpolis, e cila i ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, tha se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta dhuna është e pranishme.  “Fatkeqësisht, kjo shoqëri bëhet kinse nuk i sheh e as nuk i përkrah. Ka dhunë, ka abuzime në familje dhe jashtë familjes në çdo sferë të shoqërisë”, tha Hoxha.  
Zana Hoxha nga organizata Artpolis, e cila i ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, tha se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta dhuna është e pranishme. 
“Fatkeqësisht, kjo shoqëri bëhet kinse nuk i sheh e as nuk i përkrah. Ka dhunë, ka abuzime në familje dhe jashtë familjes në çdo sferë të shoqërisë”, tha Hoxha.  
Një protestuese duke mbajtur një pankartë "Stop vrasjes së grave".   Vrasja e fundit në Kosovë ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten.   
Një protestuese duke mbajtur një pankartë “Stop vrasjes së grave”.  
Vrasja e fundit në Kosovë ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten. 
 
Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit. Sipas të dhënave të PK-së për REL-in, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima. Vetëm gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje. 

Në 12 vjetët e fundit janë vrarë 50 gra, konfirmojnë të dhënat nga Policia dhe nga organizata Rrjeti i Grave të Kosovës, . 
Në 12 vjetët e fundit janë vrarë 50 gra, konfirmojnë të dhënat nga Policia dhe nga organizata Rrjeti i Grave të Kosovës
"Mos i neglizhoni aftësitë tona", "Kërkojmë të dëgjohemi dhe të respektohemi", ishin ndër pankartat që u panë gjatë protestës së mbajtur të enjten.  Ndonëse protesta u mbajt në kuadër të fushatës "16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e saj.    
“Mos i neglizhoni aftësitë tona”, “Kërkojmë të dëgjohemi dhe të respektohemi”, ishin ndër pankartat që u panë gjatë protestës së mbajtur të enjten. 

Ndonëse protesta u mbajt në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e saj.  
 
Në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë dhjetëra persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. 
Në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë dhjetëra persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. 
Pamje nga protesta e së enjtes në Prishtinë.
Pamje nga protesta e së enjtes në Prishtinë.
Go to TOP