Boksieri nga Gjilani shkruan histori në boksin profesionist
Boksieri nga Gjilani, Erdonis Maliqi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar titullin prestigjioz WBC Youth në kategorinë deri në 72 kilogramë.
Meçi vendimtar u zhvillua në sallën “Hall Du Pairé” në qytetin Verviers të Belgjikës, ku Maliqi triumfoi ndaj kolumbianit Miguel Vasquez.
Kjo fitore e vendosë emrin e tij në hartën ndërkombëtare të boksit.
