Bluza më e madhe në botë u shpalos në Rumani

Guinness World Records njoftoi se një veshje me përmasa 108 metra e gjatë dhe 73 metra e gjerë është certifikuar zyrtarisht si bluza më e madhe në botë.

Organizata e mbajtjes së të dhënave tha se Asociatia 11even, Kaufland Romania dhe Federatia Romana u bashkuan për të krijuar bluzën masive nga materiale të ricikluara për të inkurajuar banorët e Rumanisë të marrin pjesë në programet e riciklimit.

Veshja gjigante u bë nga më shumë se 500,000 shishe plastike të ricikluara dhe u qep nga një ekip rrobaqepësish gjatë një muaji.

Organizatorët thanë se iu desh një ekip prej më shumë se 120 vullnetarësh një ditë të tërë për të shpalosur bluzën në Stadiumin Kombëtar në Bukuresht.

Organizatorët deklaruan se bluza tani do të përdoret për të bërë rreth 12,000 këmisha me madhësi normale, që do t’u shpërndahen fëmijëve në nevojë.

Go to TOP