Bllokohet “Porsche”-i me paund në Kukës

14 000 paund dhe 2600 euro të padeklaruar që i përkisnin një 31 vjeçari nga Kosova janë sekuestruar në Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Porsche” dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, autoritetet kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për 31 vjeçarin, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Go to TOP