Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani kampionë të kategorisë U21
Sot, në Palestrën e shkollës “Tefik Çanga”, në Ferizaj është mbajtur Kampionati individual për grup-moshën U21. Garat u zhvilluan në këto kategori: individuale femra dhe meshkuj, si dhe çifte për femra dhe për meshkuj. Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani janë kampionët e rinj në kategorinë kryesore, atë individuale. Blendi, duke qenë favoriti kryesor, vinte nga pozita e parë në renditjen e përgjithshme arriti që ta përballojë konkurrencën e fortë dhe me meritë doli triumfues, duke e mundur, së pari Akil Mahmutin me 3:1 në gjysmëfinale për ta fituar edhe finalen ndaj Adriatik Malokut me 3:0.
Në rivale të forta hasi Shega Hashani, po ashtu e para në renditjen e përgjithshme, e cila pasi e kaloi Anesa Domanikun me 3:0 në gjysmëfinale, në finale u përball me Lenë Osmanin, e cila në një ndeshje sfiduese, paraprakisht e mundi Leoresa Imerin me 3:2 në sete, për të fituar edhe ndaj Shegës me rezultatin 3:1 në seta dhe me meritë u shpall kampione e re për vitin 2025.
Në ndeshjet e çifteve, Adriatik Maloku dhe Enes Domaniku me 3:1 në seta e mundën çiftin Akil Mahmuti e Ron Kolloni. Kampionët e rinj, duelin më të vështirë e patën në gjysmëfinale ku me rezultat të ngushtë 3:2 e mundën çiftin Arti Karabaxhaku e Blend Hajdarin. Të njëjtin test e kaluan edhe finalistët Mahmuti/Kolloni në duelin me çiftin Ibrahim Maloku/Ylber Beka ku fituan me 3:2 në seta.
Te çiftet e femrave, Shega Hashani dhe Leoresa Imeri bindshëm i fituan të gjitha ndeshjet dhe me meritë u shpallën kampione të reja. Ndërkaq çifti Jona Hashani/Taibe Ruli, arritën që ta befasojnë çiftin Domaniku/Osmani duke i mundur me 3:2 në seta, por në finale mbetën në vendin e dytë.
Fituesit u nderuan me mirënjohje e medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.
Fundjavën e ardhshme, të shtunën do të nisë Kampionati ekipor për Superligën e meshkujve dhe të femrave, kurse të dielën do të mbahet Kampionati individual për grup-moshën 17 vjeçare.
RENDITJA FINALE:
FEMRAT
1. Lenë Osmani
2. Shega Hashani
3. Anisa Domaniku
3. Leoresa Imeri
MESHKUJT
1. Blend Hajdari
2. Adriatik Maloku
3. Akil Mahmuti
3. Arti Karabaxhaku
Çifte – femrat
1. Shega Hashani/Leoresa Imeri
2. Jona Hashani/Taibe Ruli
3. Lenë Osmani/Anisa Domaniku
3. Adelina Berisha/Tuana Gacaferi
Çifte – meshkuj
1. Adriatik Maloku/Enes Domaniku
2. Akil Mahmuti/Ron Kolloni
3. Arti Karabaxhaku/Blend Hajdari
3. Ibrahim Maloku/Ylber Beka /Kosova.info/
