Bjrami ironizon me premtimet e Kurtit: nuk e realizoi premtimin për ndërtimin e një fabrike të keçapit, tash premton fabrikë të municionit
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar me paralajmërimet e kreut të qeverisë Albin Kurti për hapjen e një fabrike të municionit duke i rikujtuar premtimin për hapjen e një fabrike të keçapit.
“Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit. Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi”, ka shkruar Bajrami. /Kosova.info/