Bjordi paska vendosur disa ‘kushte materiale’ për rikthimin e tij në ‘BBV’

Bjordi Mezini është një nga konkurrentët e rinj që iu bashkuan “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme. Sot një regjisor në karrierë, mirëpo Bjordi nuk është aspak një emër i panjohur për publikun.

Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother” në vitin 2009.

Pas plot 14 vitesh ai duket se ka vendosur të rikthehet aty ku e nisi vetëm se këtë herë i rrethuar nga “personazhe të njohur”.

Por, çfarë e bëri Bjordin të ndryshonte mendim dhe ta pranonte ftesën e “Vëllait të Madh”, kur vetëm disa muaj më parë u shpreh se nuk do të bëhej më pjesë?

Në një intervistë për “Mirage” në maj të 2022, Mezini ndër të tjera u shpreh se në “BBV” do të futej vetëm po të kishte kohë kundrejt disa “kushteve materiale”.

“Jo nuk do e bëja, do e bëja vetëm me disa kushte. Nuk do ta bëja më me idenë që të dal me përfitim nga ajo gjëja. Sepse nuk kam nevojë. Kam shumë vite që punoj për atë që jam sot. Kam akoma shumë punë përpara. Nuk do të futesha te Bigu për të fituar diçka. Nëse do të kisha kohë, do të isha i qetë e ta merrja vetëm si lojë, mund ta bëja me disa kushte materiale,”-shtoi Bjordi.

Përveç Bjordit mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “BBV” iu bashkua edhe Diola Dosti, Nita Latifi dhe Eni Tare.

Ndërsa publiku vendosi se nga Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Gent Hazizi të cilët ishin në nominim, ky i fundit të linte shtëpinë.

Go to TOP