Bislimi: Tri procese kanë filluar nga sot, të tjera i marrim përgjatë vitit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një statusi në Facebook tha se 1 janari 2024 shënon fillimin e proceseve të rëndësishme për vendin tonë, e për më tepër siç tha ai, për procese të cilat po ndodhin për herë të parë.

Lëvizja e lirë pa viza filloi, e sipas tij, qytetarët kanë nisur të përfitojnë nga kjo e drejtë e fituar me mund.

Ai ka thënë se me rëndësi është të rikujtojmë se ajo duhet të shfrytëzohet pozitivisht, e jo të keqpërdoret.

Sipas tij, ka rregulla brenda lirisë për të udhëtuar të cilat duhen respektuar e trajtuar me përgjegjësi.

“:Nga sot, qytetarët tanë do të mund të lëvizin tashmë të padiskriminuar nga autoritetet serbe, me targat tona zyrtare RKS dhe pa vendosur ngjitëset në simbolet shtetërore në targat e veturave. Ky ishte pozicioni ynë që nga fillimi e kjo u realizua pas 2 vitesh tensione të panevojshme”, tha Bislimi.

Gjithashtu, ai tha se, Elektrosever ka filluar nominimin e energjisë që konsumohet në katër komunat në veri, që nënkupton se nga sot pushojnë edhe devijimet e KOSTT-it.

“Pas më shumë se 20 vitesh, edhe në veriun e vendit tonë, do paguhet rryma njëjtë si në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”,ka thënë Bislimi.

Tutje, ai tha, se 3 procese kanë filluar nga sot, procese të tjera do t’i ndërmarrim e zhvillojmë përgjatë vitit, gjithmonë në shërbim të interesave të të gjithë qytetarëve tanë. /Kosova.info/

Go to TOP