Bislimi niset për në Bruksel, do të takohet me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel.

Ai do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, ka thënë Kadiu për Klankosova.tv.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sot në një konferencë për media ka deklaruar se Bislimi do të jetë në Bruksel sonte për të folur për targat dhe elemente tjera.

Borrell ka thënë se Kosovën dhe Serbinë 21 nëntori duhet t’i gjejë me një zgjidhje për targat.,

Go to TOP