Bill Clinton mbërrin në Shqipëri, pritet nga Edi Rama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ka mbërritur në Shqipëri.

Avioni i tij u ul në Rinas.

Aty ai u prit nga kryeministri Edi Rama.

Për nder të Clintonit, do të organizohet një ceremoni zyrtare ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë.

Kjo ceremoni do të zhvillohet pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të nderojë Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Pas vlerësimit, rreth orës 19: 25, ish Presidenti amerikan do të ketë dhe një fjalim për të pranishmit.

Kjo është vizita e parë e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë në Shqipëri.

Për ta përcjellur nga afër ngjarjen aty gjendet edhe një ekip i Klan Kosovës.

Go to TOP