Big Brother VIP KOSOVA një pasqyrë emancipimi kulturor, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Shkruan: Fadil MALOKU

(Analizë sociologjike)

1. Në Shqipëri dhe Kosovë mos gabofsha “testimi” dhe gatishmëria për një Big Brother made in Albania, u promovua pas luftës së ndodhur. Ky Big Brothet VIPAlbania, ku kamerat bëjnë punën e “syrit” të Big Brother-sit shqiptar dhe që bëjnë përpjekje të shfaqin përmbajtje në kohë reale, që do të thotë se nëse shikoni një bisedë “banorësh”, për shembull në dhomën e ndenjes, pashmangshmërisht ju mungon biseda e disa “banorëve” të tjerë p.sh. në tarracë, kuzhinë apo në hapësirën e ndejës kolektive. Prandaj, është e qartë se edhe shikimi i këtyre “situatave” sado interesante që duken për Big brother-sin, shikuesit nuk i japin një pamje të plotë të shfaqjeve, bisedave, po edhe heshtjeve e fat pajtimit në shtëpinë e banorëve. Sepse, ato janë të fokusuara deri diku vetëm në situata të përzgjedhur nga “syri” Big Brother-sit dhe sosh që gjykohen po ashtu nga ky “sy” si mëmë “interesante” e më atraktive për publikun milionësh shqipfolës edhe pse ato janë shumë më pak të strukturuara sesa shfaqjet e përditshme.

2. BBVIP Kosova, i paramenduar edhe si një gamedok (një kombinim i fjalëve lojë dhe dokumentar), në “sytë” e publikut dhe sidomos ato të ekspertëve mediatik, është më shumë një përzierje e një shfaqje lojërash, se sa ndonjë “episod vëzhgimi” social. Që në nënkupton se rrëfimet personale e ato interpersonale të “banorëve” përveç përmbajtjes së narracionit përshkruajnë dhe përmbajnë edhe situata emocionale, situata abuzive ca sosh edhe bulizuese (sidomos, situata kur personazhet e bulizuara kur futen ne deliriumin e tregimit për përvojën e tyre personale, apo atë në vetën e tretë…!) Situata që dosido ilustrojnë edhe gjendje të performancës së tyre specifike gjinore. Ku të njëjtit, dinë të përballen me situata të atilla sociale, ku “banorët” e Shtëpisë strukturojnë si përvojën ashtu edhe ndërveprimin e tyre me të tjerët. Strategjitë e “menaxhimit të përshtypjeve” personale, nga ana e “banorëve” duket që rastin e Big Brosher VIP Kosova, ende mbetën në fazën e projektimeve ideore, ngase, midis personazheve me pretendime karizmatike, nuk kemi pa situata: acaruese (për të mbrojtur qëndrimet dhe bindjet vetanake), argumentuese (narracione me përmbajtje), jofolklorike (pa improvizime)., etj.

3. Një defekt më shumë sociologjik se sa psikologjik që sigurisht mund t’u referohej sjelljeve dhe veprimeve të përditshme të banorëve në shtëpi, qëndron në udhëheqjen e tyre përmes kornizës së ashtuquajturës “vetëdije të dyfishtë” (d.m.th. negociata të vazhdueshme midis modeleve të tyre të realizuara, potenciale dhe atyre ideale të veprimit), apo siç do shprehej Klod Levi Straus, nga modeli i “sjelljes reale dhe asaj të të paramenduar”. Natyrisht, situatat dhe gjendjet e “menaxhimit të përshtypjeve”, të ca “banorëve” duken shumë artificiale, shumë improvizuese, pra, jo atraktive jo joshëse e për të mos thënë edhe banale! Strategjia “e brendshme” e Xhulit p.sh. ka krijuar atë “distancën” e duhur aktive sociologjike mbi “banorët” tjerë. Ajo me performansën e saj argëtuese, të këndimit, e aktrimit spontan është duke i lënë nën hije të tjerët. Ajo ka emocione ( e prekin situata të dhimbshme, e gëzojnë gjendjet e njerëzve të lumtur), ka zë (këndon pothuajse gjitha këngët e të tjerëve), ka fansa fanatikë, synon pika të larta realizimi (ambicien dhe talentin e ka fut në funksion të qëllimit për të fituar trofeun e këtij spektakli socia. Edhe Vedati, (ani pse ndoshta është pak herët) për mendimin tim po edhe të publikut të gjerë (që e “armatosi” me sigurinë e qëndrimit të tij të padiskutueshëm në shtëpi), është ai “banori” momental që mund të hyj në rrethin e ngushtë të fituesve potencial. Kuptohet që shanset janë jo për të gjithë. Dilema kryesore sillet rreth asaj se nëse ky megashow është pasqyrë e thjesht emancipimi, apo është bërë një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!Si përfundim; Big brother si një lloj turmizimi i pseudokultures dhe si një megaprodukt u servohet turmave inerte, pra, shtresave margjinale të shoqërisē, të cilat duke qenë të privuar prej dinamikës dhe angazhimit në çfarëdo pune apo aktiviteti vullnetar social, janë të “detyruara” ta “prangosin” vetën dhe subkulturën e tyre socioekonomike, me “ikjen” apo “arratisjen” e personazheve nga jeta reale. Pra kemi të bëjmë me një tendencë të shpëlarjes së trurit, përmes copëzave të devijuara kulturore dhe imagjinatës sociologjike! Sepse, njerëzit që e përcjellin apo thënë më ndryshe janë “prangosur” rreth kanalit Big Brother VIPAlbania, apo atij Big Brother VipKosova, mund të cilësohen në një mënyrë edhe si tipa pervers. Në kuptimin që personazhet brenda spektaklit, “ushtrojnë”, “promovojnë”, “aktrojnë” po edhe improvizojnë role e situata të (pa)mundshme e hipotetike, vetëm e vetëm që sjelljet, veprimet apo qasjet e tyre, brenda shtëpive të Big brother-sav, të sjellin kënaqësi shikuesve të “prangosur” dhe tejet tē frustruar me ambientin dhe jetën e tyre reale…Ashtu që dilema se; nëse, Big Brother VIP KOSOVA ishte një pasqyrë emancipimi, apo një “tabelë qitëse” publike e përgojimeve dhe thashethemeve, mbeti njē enigmë sociale…

Go to TOP