Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, zjarrfikësit japin detajet

Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duke rrezikuar banorët përreth.

Zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të evituar rrezikun eventual.

Drejtori i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra tha se rreziku ka kaluar dhe nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 09:25 kemi pranuar një thirrje se është rrezik rënia e fasadës nga ndërtesa. Kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për momentin rreziku ka kaluar dhe nuk ka të lënduar nga ky rast”, ka thënë Shkodra

Go to TOP