Biden tha se ushtria amerikane do ta mbrojë Tajvanin në rast se sulmohet nga Kina, reagon Pekini

Kina thotë se nuk do të bëjë kompromis në lidhje me mbrojtjen e interesave të saj kombëtare në lidhje me Tajvanin, duke ju kundërpërgjigjur presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se SHBA-të do ta mbronin ishullin fqinjë të Kinës, në rast të ndonjë agresioni mbi ta.

Kinezët vazhdimisht thonë se Tajvani është pjesë e territorit kinez, pavarësisht se të dy vendet kanë qeverisur të ndara prej vitit 1949.

Administrata kineze nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, në mënyrë të arritjes së interesave dhe ambicieve mbi Tajvanin.

Ndërsa në anën tjetër SHBA-të vazhdojnë të mbështesin autonominë e vendit, duke i furnizuar ata vazhdimisht me armë e pajisje ushtarake, dhe vazhdojnë që ta ushtrojnë ushtrinë e Tajvanit.

Nëse kinezët e marrin nën pushtet Tajvanin, disa ekspertë thonë se Kina do të fitonte avantazh të madh në rajonin e Indo-Paqësorit, dhe se do ishte një kërcënim për bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Havai.

Biden këto komente i bëri mëngjesin e së hënës gjatë vizitës së tij në Japoni ku u takua me liderët e grupit “QUAD”, grup ky i cili përbëhet nga katër shtete, Amerika, India, Japonia dhe Australia.

Ai tha se Kina po “flirton me rrezikun”, duke i parë politikat e tyre ndaj ishullit vetë qeverisës Tajvanin.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta mbronte SHBA-ja Tajvanin në rast se ishulli do të sulmohej nga Kina, presidenti Biden tha se “ky është një premtim që ne u kemi dhënë atyre”.

Go to TOP