Biden: Mos të ketë asnjë dyshim, ShBA-ja e mbështet Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur edhe njëherë se kombi i tij qëndron pranë Izraelit pas sulmeve të Hamasit që ndodhën nga 7 tetori i këtij viti.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ata që dëshirojnë të përfitojnë nga lufta që është duke u zhvilluar atje tani, duhet ta ndalin atë synim.
“Le të mos ketë asnjë dyshim. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetjen e Izraelit. Ne do të sigurohemi që shteti hebre dhe demokratik i Izraelit të mund të mbrojë veten, sot, nesër, siç kemi bërë gjithmonë. Është kaq e thjeshtë”.
“Kushdo që mendon të përfitojë nga kjo situatë, kam një fjalë: Mosni”, ka thënë Biden, shkruan BBC.
