Biden i merr në mbrojtje Finlandën e Suedinë pasi i kërcënoi Rusia, ky është veprimi i tij

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka takuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin Niinisto të Finlandës.

Biden gjatë takimit ka telefonuar edhe kryeministren Magdalena Andersson të Suedisë për të folur siç tha ai për “zgjerimin e bashkëpunimit”.

“Sot mirëprita Presidentin Niinistö të Finlandës në Shtëpinë e Bardhë për të folur për sigurinë evropiane. Gjatë takimit tonë, ne telefonuam kryeministren Magdalena Andersson të Suedisë për të diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit tonë. Të dy vendet janë partnerë të vlerësuar të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”, ka shkruar Biden në Facebook.

Telefonata e Biden dhe takimi me presidentin finlandez vjen disa ditë pasi Rusia i paralajmëroi pikërisht Finlandën e Suedinë se do të kenë pasoja nëse i bashkohen NATO-s.

Go to TOP