Biden flet me kancelarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, zotohet për integrimin e tij në BE

Presidenti amerikan Joe Biden në takimin e tij më kancelarin gjerman Olaf Scholz përmendën edhe Ballkanin Perëndimor dhe punën e përbashkët që duhet të bëjnë dy aleatët për të siguruar stabilitet dhe për të shmangur ndikimet kineze dhe ruse në këtë rajon.

“Ju e dini, për të thënë më qartë, Gjermania është një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës. Ne po punojmë krah për krah për ta frenuar agresionin e mëtejshëm rus në Evropë dhe për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Biden në konferencën e përbashkët.

Presidenti amerikan gjithashtu ka treguar edhe për rolin e administratës së tij në procesin e integrimit të gjashtës ballkanike në BE.

“Ne gjithashtu rikonfirmuam angazhimin tonë për të kompletuar punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të realizuar përfundimisht një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.

Go to TOP