Besimtarët ortodoksë sot kremtojnë Krishtlindjet

Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.

Në tregimin e Biblës për lindjen e Jezusit, nuk thuhet qartë se në cilën datë ka lindur ai. Festimi i Krishtlindjeve më 25 dhjetor është një konceptim nga Sextus Julius Africanus, një historian i krishterë në vitin 221 A.D. Data u caktua duke përdorur kalendarin Julian, i cili më vonë u përditësua në kalendarin Gregorian.

Dita e Krishtlindjeve Ortodokse festohet pra çdo 7 janar, meqë Kisha Ortodokse ende zgjedh të festojë lindjen e Jezusit sipas kalendarit Julian. Kalendari Gregorian që është aktualisht në përdorim sot çoi në një ditë të re Krishtlindjesh më 25 dhjetor për shkak të shtimit të elementeve të rinj që ndryshuan vitin kalendarik. Ndoshta mund të themi se dita e Krishtlindjes ortodokse është dita origjinale e Krishtlindjes.

Go to TOP