Besim Latifi padit drejtorin e arsimit në Podujevë për hakmarrje politike dhe transferim të paligjshëm

Sekretari i LDK-së në Llap, Besim Latifi, ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore në Podujevë ndaj Drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, duke e akuzuar për hakmarrje politike dhe transferim të paligjshëm.

Latifi pretendon se vendimi për transferimin e tij në shkollën “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është një reagim ndaj kallëzimit penal që ai ka bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Fetahu.

Latifi e cilëson këtë veprim si përpjekje të pushtetit për të heshtur zërin opozitar, duke e konsideruar të paligjshëm transferimin pa pëlqimin e tij.

Ai shton se justifikimi me pensionimin e sekretarit të shkollës është një manipulim, dhe se këto veprime janë reminishenca të mendësive komuniste që Llapi nuk do t’i pranojë.

Latifi premton se do të vazhdojë denoncimin e abuzimeve deri në fundin e këtij pushteti. /Kosova.info/


Go to TOP