Besiktas ku luan Rashica e fiton Kupën e Turqisë

Skuadra e Besiktasit, ku luan reprezentuesi kosovar Milot Rashica, ka arritur të fitojë Kupën e Turqisë. 

Kjo pas një ndeshjeje dramatike në finale përballë Trabzonsporit, e cila është mbyllur me rezultat 3-2. 

Trabzonspor ka kaluar i pari në avantazh në minutën e 13-të, falë një goli nga Onuachu. Megjithatë, barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Enis Bardhi ka shkaktoi një penallti që është konvertuar në gol nga Ghezzal.

Në pjesën e dytë, Besiktas ka kaluar në avantazh në minutën e 54-të me golin e Ucan. Trabzonspor nuk është dorëzuar dhe e ka rikthyer barazpeshën në minutën e 89-të me golin e Pepe.

Kur është menduar se ndeshja po shkonte drejt shtesës, Al-Musrati i Besiktas ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën 90’+4, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren dhe trofeun.

Milot Rashica është aktivizuar gjatë ndeshjes në minutën e 64-të, duke zëvendësuar Ghezzal. 

Pjesë e Besiktas është edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. 

Go to TOP