“Besa Famgas” nuk i lejohet që përmes Serbisë të kalojë në Rumani

Klubit hendbollistik “Besa Famgas” nga Peja nuk është lejuar që përmes Serbisë të kalojë kufirin në Rumani.

Drejtori sportiv i ekipit pejan Veton Broqi deklaroi për Klankosova.tv se ekipi është kthyer prej kufirit në Serbi dhe tash janë nisur për në kufirin maqedonas qe përmes rrugës së Kumanovës të mbërrijnë në Rumani për ndeshjen e kthimit që e luajnë të dielën me ekipin hendbollisitik  HC Truda, por që nuk I kanë të qarta arsyet e kësaj ndalesë.

Broqi ndër të tjera tha se me te njëjtën situate u përballen edhe vitin e kaluar për pesë orë në Banjallukë kur disa prej lojtarëve të ekipit u ndaluan për arsye se gjoja janë të kërkuar për vepra të ndryshme penale, arsye këto qe sipas Broqit, nuk ishin të vërteta.

Për të tjera detaje Klan Kosova do të iu mbaj të informuar!

Go to TOP