Genc Nuza shkruan historinë, do të referojë në Uefa Europa Conference League

Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza, ka shkruar historinë në referimin kosovar, duke u bërë i pari gjyqtar që do të ndajë drejtësi në një event madhor evropian.

Nuza do ta ndajë drejtësinë në Uefa Europa Conference League.  Kështu ka bërë të ditur Drejtori Sportiv i Art Motion, Arlind Sadiku.

“Ekskluzive dhe historike. Për herë të parë, një gjyqtar nga Kosova do të referojë në UEFA Europa Conference League. Gjyqtari Genc Nuza”, ka shkruar Sadiku.

Nuza aktualisht referon në Superligën e Kosovës në futboll.

Go to TOP