Bernard Berisha prezantohet te Dinamo City

Dinamo City ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit kosovar, Bernard Berisha, i cili është prezantuar me fanellën e re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi.

“Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë. Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias. Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City”, thuhet në njoftimin e klubit.

Berisha i bashkohet Dinamos pas një periudhe te Akhmat Grozny në kampionatin rus.


Go to TOP