Berisha thirrje për protesta: Në Shqipëri është vendosur sistem i plotë monist

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për protesta këtë të premte.

Në një konferencë për gazetarët, ai tha se PD është e vonuar pasi zemrat e njerëzve po ziejnë dhe revolta e tyre është e madhe.

“Jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Lëvizjet janë interesante nganjëherë u prin nganjëherë të prijnë ato. Kërkesa për protesta janë universale dhe PD është e vonuar. I kemi grupet qytetarët anëtarësinë, grupet e interesit janë të gjithë para nesh dhe do të zbatojmë dhe do të jemi në lartësinë e vendimeve tona ndaj tyre”, ka thënë Berisha.

“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”, shtoi Berisha në deklaratën e përjavshme për mediat.

Sipas kreut të PD-së për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.

“Në Shqipëri, për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, vendor dhe çdo institucion e agjenci shtetërore te pavarur. Sot, si asnjëherë më parë pas rënies së regjimit komunist në pushtetin ekzekutiv çdo ministër e zëvendës ministër e drejtor është përfaqësues i një force të vetme politike. Njëlloj si në të shkuarën moniste të gjitha drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarura janë të zgjedhura vetëm nga PS. Kurrë nuk ka qenë një kontroll i tillë në Shqipëri. Të gjithë drejtuesit e delegacioneve parlamentare janë deputetë të PS-së dhe në raste të veçanta të Basha-opozitarëve. Për shkak të bojkotit të opozitës në 2019, të gjitha pushtetet vendore janë të PS-së. Sektorët ekonomikë zotërohen nga oligarkët e lidhur me qeverinë”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, kjo u arrit përmes krimit drogës, varfërisë dhe mbështetjes së George Soros.

Go to TOP