Berisha në arrest shtëpie, del për shëtitje në tarracën e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish për ajrosje në tarracën e pallatit, ku banon dhe vuan heqjen e lirisë.
Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Ai tentoi të fitonte lirinë, duke kërkuar zbutje të masës nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Por, kjo e fundit, në seancën e dy ditëve më parë, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
