Berisha: Ky ligj është i dëmshëm për shërbimet 24-orëshe siç janë policia, mjekësia dhe gjyqësia

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur i pakënaqur me vlerën e koeficientit për pagat.

Ai ka thënë se “ky ligj është i dëmshëm dhe pengon shërbimet jetike për vendin. Shërbimet 24-orëshe. Siç janë policia, mjekësia dhe gjyqësia. Ky ligj limiton të hyrat në 30 përqind të pagës”.

Reagimi i tij i plotë:

Hilja me Koeficentin për Shërbimet Emergjente.

Ky ligj është i dëmshëm dhe pengon shërbimet jetike për vendin. Shërbimet 24-orëshe. Siç janë policia, mjekësia dhe gjyqësia. Ky ligj limiton të hyrat në 30 përqind të pagës.

Kjo shumë në shumicën e këtyre dikastereve realizohet në tri kujdestari.

Shumica e këtyre dikastereve të cekura kanë pasur 5 e më tepër kujdestari brenda muajit.

Me këtë ligj kujdestaritë, që nuk paguhen janë të dizajnuara të merren si ditë të lira.

Pra, brenda muajit secili punëtor në këto dikastere, do të ketë dy ose tri ditë të lira, që në tërësi bëjnë dy muaj dite jashtë orarit të punës në vit.

Gjë që e pamundëson organizimin dhe funksionalizimin e këtyre shërbimeve.

Go to TOP