Berisha dhe kreu i FFK-së marrëveshja për rregullimin e fushës së futbollit

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, së bashku me Drejtorin Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ali Topalli, në takimin e mbajtur në ambientet e FFK-së me Presidentin Agim Ademi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi pjesë e të cilit do të jetë edhe rregullimi i fushës në Fushë-Kosovë.

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen ndaj klubeve dhe për kujdesin ndaj krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Në anën tjetër, Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Berisha për bashkëpunimin e ngushtë dhe për gatishmërinë për ta ndihmuar Klubin e Futbollit Fushë Kosova, si dhe për zhvillimin e futbollit në përgjithësi. /Kosova.info/

Go to TOP