Berisha bën thirrje për protestë më 7 korrik: Shqipëria në rrezik!

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha bëri thirrje sot për protesta në të gjithë vendin.  

Në një komunikim me gazetarët para futjes në Parlament, Berisha u shpreh se “sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit” dhe e vetmja rrugë është protesta.

“Mbrëmë, në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, kryefjala ishte një dhe vetëm një: protestë. Qytetarët shqiptarë, duke nisur nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh; ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht të marrin në dorë fatin e tyre dhe vendit të tyre”, ka thënë Berisha.

“Kjo protestë është në datën 7 korrik, në orën 19:00, në Tiranë. E gjithë Tirana do të protestojë ndaj qeverisë. Me vendosjen e monizmit, kushtetueshmëria e kësaj qeveria ka rënë në mënyrë përfundimtare”, tha Berisha. 

Go to TOP