Bëri tejkalim të parregullt, gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Ferizaj është ndëshkuar për tejkalim të parregullt dhe i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro.
“Bëhet fjalë për shoferin I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, i cili me veturën Opel Astra me targa vendore, ka tejkaluar disa automjete nga ana e djathtë – veprim ky i ndaluar me ligj. Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, njofton Policia e Kosovës. /Kosova.info/
