Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Karim Benzema ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas 14 viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Ka qenë faqja zyrtare e Real Maridit që ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme me futbollistin.

Real Madridi ka treguar mirënjohjen dhe ka falënderuar sulmuesin francez për kontributin e dhënë në këto 14 vite me fanellën e Los Blancos.

Kryeqytetasin kanë paralajmëruar se të martën e 6 qershorit me fillim nga ora 12:00, klubi ka vendosur që të organizojë një konferencë për shtyp ku do t’i jepet lamtumira sulmuesit francez.

Benzema pritet që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite pasi klubi Al-Ittihad i ka bërë ofertë prej 200 milionë eurove në sezon.

Njoftimi i plotë nga Real Madridi:

Real Madrid CF dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t’i japin fund periudhës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë.

Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë e tij për atë që është tashmë një nga legjendat tona më të mëdha.

Karim Benzema erdhi në klubin tonë në vitin 2009, vetëm në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një lojtar themelor në këtë epokë të artë të historisë sonë. Gjatë katërmbëdhjetë sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur mburojën dhe fanellën tonë, ai ka fituar 25 tituj, një numër rekord për Real Madridin: 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Liga, 3 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës.

Karim Benzema është Topi i Artë aktual dhe Lojtari i Vitit nga UEFA, si dhe është përfshirë në FIFA FIFPRO Eleven dhe fitues i Trofeut Pichichi 2022. Çmimet e marra pas një prej sezoneve më të jashtëzakonshme në historinë tonë, veçanërisht në Champions Liga e Ligës, në të cilën kapiteni ynë luajti në ndeshje të paharrueshme që ndihmuan Real Madridin të fitojë Kupën e Katërmbëdhjetë Evropiane në Paris, duke qenë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion me 15 gola.

Karim Benzema është lojtari i pestë që ka veshur fanellën tonë më së shumti me 647 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave për Real Madridin me 353 gola. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave i Real Madridit si në Ligë ashtu edhe në Kupën Evropiane. Dhe ai është gjithashtu golashënuesi i katërt në Champions League në historinë e kësaj gare dhe golashënuesi i katërt në historinë e Ligës.

Karriera e Karim Benzemas në Real Madrid ka qenë shembull i sjelljes dhe profesionalizmit dhe ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Karim Benzema ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij.

Madridistët dhe të gjithë tifozët në mbarë botën kanë shijuar futbollin e tij magjik dhe unik, i cili e ka bërë atë një nga mitet e mëdha të klubit tonë dhe një nga legjendat e mëdha të futbollit botëror.

Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, dhe ai i uron atij dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij.

Të martën e ardhshme, më 6 qershor, në orën 12:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional nderimi dhe lamtumire për Karim Benzema, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez.

Go to TOP