Benitez i përgjigjet në këtë mënyrë interesimit të Newcastle

Rafael Benitez refuzon rikthimin në stolin e Newcastle, duke iu shtuar listës së gjatë të trajnerëve që nuk dëshirojnë t’i bashkohen projektit të arabëve te “qymyrxhinjtë”.

Në një intervistë trajneri spanjoll është shprehur se ndihet mirë tek Evertoni dhe as që e mendon largimin, duke përjashtuar çdo mundësi për t’u rikthyer te Newcastle.

I uroj tifozëve të Newcastle United çdo të mirë sepse marrëdhënia ime me ta është e mirë dhe shpresoj që të jetë përgjithmonë, por tani për tani jam i lumtur këtu duke u përpjekur për të bërë më të mirën time. Nuk më pëlqen të flas për opsione të tjera sepse vërtet dua të jem aty ku jam. Ndihem shumë komod tek Evertoni dhe më pëlqen puna në këtë klub”, deklaroi Rafael Benitez.

Go to TOP