BeH: Delegacioni i KKB-së viziton reis-l-ulemanë Kavazoviq

Sarajevë, 16.03.2023
Burimi: BNV
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të enjten, delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i kryesuar nga kryetarja dr. Misalla Pramenkoviq, vizitoi reis-l-ulemanë e bashkësisë islame në Bosnje dhe Hercegovinë dr. Husein ef. Kavazoviq.

Kryetarja Pramenkoviq e informoi reis-l-ulemanë për kompetencat dhe aktivitetet e Këshillit, si dhe për kushtet politike, sociale dhe ekonomike në Sanxhaku.

Foto kredit: KKB

Bashkëbiseduesit shprehën shpresën se përmes bashkëpunimit të ardhshëm dhe projekteve të përbashkëta do të forcohet lidhja mes boshnjakëve Sanxhak dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në delegacionin e Këshillit, përveç kryetarjes ishte edhe kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq si dhe Mustafa Fetiq dhe shefi i kabinetit Semir Maxhal.

Foto kredit: KKB
Go to TOP