BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi anëtarin e Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës dr. Denis Beqiroviq

Sarajevë, 17 mars 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të premten delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak u kryesua nga kryetarja dr. Misalla Pramenkoviq, vazhdoi vizitat nëpër institucionet dhe zyrtarët e Republikës së BeH-së dhe me atë rast u takua me anëtarin e ri të Presidencës së BeH-së, dr. Denis Beqiroviq.

Delegacioni KKB-së, përveç dr. Pramenkoviq përbëhej nga kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq si dhe Mustafa Fetiq dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Pramenkoviq e prezantoi anëtarin e Presidencës së BH-së Beqiroviqi me aktivitetet e Këshillit Kombëtar Boshnjak me qëllim të realizimit të të gjitha të drejtave individuale dhe kolektive të boshnjakëve në Republikën e Serbisë.

Gjatë bisedës u fol për mbështetje konkrete nga institucionet, organizatat dhe institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe arritjes së rezultateve konkrete.

Ndërsa anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Beqiroviqi theksoi se boshnjakët në Bosnje-Hercegovinë dhe boshnjakët në Republikën e Serbisë duhet të zhvillojnë bashkëpunimin, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve.
Ai theksoi se është e nevojshme të vazhdohet puna për përmirësimin e pozitës dhe të drejtave të boshnjakëve në Sanxhak dhe përmes marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë.

Go to TOP