Begaj: Njohja nga Siria, mbështetje për Kosovën dhe paqen në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Begaj ka thënë se me këtë vendim Siria ka mbështetur shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, ka shkruar Begaj në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP