Begaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Lider liberal dhe reformator, i paharruar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në një reagim publik, Presidenti Begaj u shpreh: “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ’90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”
Fatos Nano, një nga figurat më me ndikim në politikën shqiptare pas viteve ’90, ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e transformimit demokratik të vendit dhe në modernizimin e së majtës shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një personaliteti që la gjurmë të thella në historinë politike të Shqipërisë. /Kosova.info/
