BE: Jemi në kontakt me Prishtinën e Beogradin dhe me KFOR-in për të përcaktuar çka ndodhur saktësisht

Bashkimi Europian është në kontakt me Prishtën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e kidnapimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga njësitë speciale serbe.

”Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë aktualisht, zëdhënësi i Bashkimit Europian në një përgjigjie për gazetarin e Klan Kosovës, Besart Maloku.

Tutje ai ka përsëritur thirrjen e BE-së, ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.

”Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”.

Go to TOP