BE-ja mund t’i vendos sanksione vajzave të Putinit

Sanksionet e reja të Bashkimit Europian kundër Rusisë duhet të synojnë gjithashtu dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, thanë burimet për Bloomberg.

Maria dhe Katerina janë në listën e re të rusëve të sanksionuar, edhe pse nuk dihet se sa pasuri kanë të dyja jashtë Rusisë, ndaj kjo konsiderohet si një lëvizje simbolike, pretendon mediumi amerikan. Së bashku me to, në listë janë edhe politikanë rusë, manjatë dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Lista e propozuar e personave të sanksionuar ende nuk është konfirmuar nga qeveritë europiane dhe mund të ndryshojë. Zëdhënësi i Putinit, Dimitry Peskov tha se nuk është në dijeni të propozimit për t’i sanksionuar vajzat e Putinit.

Dihet pak për vajzat e Putinit, Katerina dhe Maria, dhe nuk është konfirmuar nëse Putin ka fëmijë të tjerë, përcjell Gazeta Express.

Maria, vajza e madhe, thuhet se është një bashkëpronare e Nomenko, e cila është e përfshirë në një projekt investimi privat të kujdesit shëndetësor. Katerina drejton Institutin e Inteligjencës Artificiale në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Go to TOP