BE-ja mbështet KEK-un për trajtimin e ujërave

Termocentrali Kosova B shumë shpejt do t’iu japë fund problemeve me trajtimin e ujërave industriale dhe atyre atmosferike.

Kjo pasi Korporatës Energjetike të Kosovës i është ofruar një mundësi e mirë si përfitues i projektit për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e të gjitha ujërave të shkarkuara industriale dhe atmosferike, projekt ky që ka një kosto prej rreth nëntë milionë euro.

Përfitime do të ketë edhe liqeni i Ujmanit, pasi brenda vitit do të kursehet 15 për qind e ujit që merret nga ai.

Go to TOP