Kosova.info

BE-ja lejon transportin hekurudhor të mallrave ruse në enklavën e Kaliningradit

Trupi ekzekutiv i Bashkimit Evropian tha më 13 korrik se mallrat e sanksionuara ruse mund të kalojnë transit përgjatë territorit të BE-së përmes trenit, por theksoi rëndësinë e monitorimit të dërgesave të tilla.

Ky udhëzim i Komisionit Evropian vjen pasi Lituania muajin e kaluar vendosi kufizime ndaj mallrave ruse që kalonin përmes territorit të enklavës së saj ruse të Kaliningradit, kryesisht përmes trenit, duke argumentuar se po zbatonte sanksionet e vendosura nga BE-ja pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Moska kërkoi që Lituania menjëherë të heqë kufizimet, duke kërcënuar se do të kundërpërgjigjet dhe tha se ka dërguar ankesat e saj pranë autoriteteve evropiane.

Udhëzimi ligjor i publikuar nga Komisioni Evropian tha se përderisa kalimi transit përmes rrugëve është i ndaluar, “një ndalesë e tillë nuk ekziston për transportin hekurudhor” nga Rusia në Kaliningrad, me përjashtim të armëve.

Kaliningradi gjendet midis Lituanisë dhe Polonisë dhe është i lidhur me pjesën tjetër të Rusisë përmes linjave hekurudhore që kalojnë përmes Lituanisë.

Lituania mbyllin rrugët për transportin e çelikut dhe metaleve të tjera, që tha se ishin nën sanksionet e BE-së që hynë në fuqi më 18 qershor.

Zëdhënësi i BE-së, Eric Mamer, tha se Komisioni “nuk ka negociuar asgjë me Rusinë”.

Komisioni Evropian tha se Lituania, sikurse të gjitha shtetet e BE-së, kanë për obligim të parandalojnë anashkalimin e sanksioneve, por kjo duhet të bëhet përmes “masave të duhura dhe kontrolleve efektive”.

Ministria e Jashtme e Lituanisë tha se do t’i përmbahet udhëzuesit të Komisionit Evropian.

escort mersin - izmir escort