BE e dënon sulmin terrorist në Moskë

Bashkimi Evropian është i shokuar lidhur me sulmin në Moskë ku 40 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i unionit, Peter Stano, përmes një reagimi në X.

“BE është në shok dhe e tmerruar nga raportimet për sulmin terrorist në sallën Crosus City në Moskë”, ka shkruar Stano.

“BE dënon çfarëdo sulmi mbi civilët. Mendimet tona janë me ata qytetarë rusë të prekur”, përfundon ai.


21:44 – Kievi thotë se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Kievi ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në sallën e koncerteve Crocus.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha: “Le të jemi të drejtë për këtë, Ukraina nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.

“Ne kemi një luftë të plotë, të gjithanshme me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend. Pavarësisht gjithçkaje, gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”.

Go to TOP