Për 1 euro mund t’i kesh sytë aty ku mund të shkruhet historia – Ballkani nxjerr në shitje biletat
Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Shkupi.
Skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikueseve për Europa Conference League, dhe me një barazim apo fitore eventuale, kualifikohet në një nga tri kompeticionet prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Për këtë ndeshje ka filluar edhe shitja e biletave, përcjell lajmi.net. Këto bileta po shiten në sheshin e qytetit të Suharekës dhe afër stadiumit të qytetit.
Të mërkurën dhe të enjten biletat do të jenë në shitje edhe në Prishtinë, në lokacionin që njihet si te ‘New Born’.
Çmimet e biletave janë si vijon: VIP 10 euro, Perëndim 3 euro, Lindje 1 euro, Veri 1 euro, Jug 1 euro.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.


