Biliçk: Shpresoj që marrëveshja të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në rajon
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet, duke shpresuar që kjo marrëveshje të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra tjera të lidhura me BE-në.
“Ky është një lajm i mirë. Zbatimi i plotë është çelësi. Shpresoj se kjo marrëveshje mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajon dhe të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra të tjera të lidhura me BE-në, ka shkruar Biliçk në Twitter.
This is good news. Full implementation is the key. I hope this deal can also help ease tensions in the region and focus public discussion in Serbia on other 🇪🇺 related tasks. https://t.co/n1qcVdyO0F
— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 27, 2022
