Bajrami: Qeveria po bëhet kinse po punoj diçka

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të panevojshme miratimin e rezolutës së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për adresimin e rritjes së çmimeve.
Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja opozitare tha se Qeveria Kurti duhet të veprojë për t’u ballafaquar me krizën ekonomike dhe jo të presë rezoluta prej Kuvendit për të njëjtën.

“Kjo politikë e padëgjuar deri më tani, sa i përket rezolutës prej kah ky model. Shumica në Parlament bën rezolutë për qeverinë e 51 përqindëshit. Pse s’po vepron qeveria, pse ju duhet kjo rezolutë?! Nëse keni ardhur se ka abuzues në treg, pse po pret qeveria rezolutë prej Kuvendit që ta kryejë punën e vet? A e dini çka i bie kjo? Hajde të bëhemi kinse po punojmë diçka”, tha ajo.

Sipas saj edhe ideja për hartimin e një projektligji për të luftuar inflacionin është antikushtetuese.

“Kjo çka ju po bëni është antikushtetuese, është në kundërshtim me rregullimin kushtetues tonin. Neni 10, i cili thotë se ne jemi ekonomi e tregut të lirë. E dyta, të gjitha bizneset i kanë kostot e ndryshme, është vështirë të gjenden dy biznese në Kosovë që i kanë koston e njëjta. E treta, ju nuk mund të kontrolloni 32 biznese. Le të supozojmë nëse i kontrolloni, a dini çka bëni ju me këto politika? I falimentoni bizneset e vogla, ndërkohë i favorizoni rrjetet tregtare të mëdha”, tha ajo.

Go to TOP