Barcelona fiton ndaj Betisit
Barcelona ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Real Betisit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste, por që në fund u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, të parët në epërsi kaluan blaugranët me Ansu Fatin, pas një asistimi nga Jordi Alba.
Derisa vendasit më pas u kundërpërgjigjën shpejt duke e barazuar me Marc Bartran, në minutën e 79-të.
Barcelona nuk u dorëzua dhe e fitoi ndeshjen me golin e Jordi Albas, në sekondat e fundit të ndeshjes.
Blaugranët pas fitores mbeten në vendin e dytë me 69 pikë, pas 35 ndeshjeve, derisa Real Betisi në pozitën e 5-të, me 58 pikë.
