Banorët e lagjes “Kalabria” kërcënojnë MMPH-në me padi

Banorët e lagjes “Kalabria” të kryeqytetit, kanë kërcënua MMPH-në me padi, me arsyetimin “për mos zbatim të vendimit të kuvendit komunal”.

Ata këtë paralajmërim e kanë bërë në profilin e tyre në facebook.

“Këto janë planet rregullative që janë në zbatim. Edhe pse opinioni ligjor nga MMPH ka qenë negativ, këtu shtrohet pyetja: a thua pse tash Kalabria qenka problem, kur në të kaluarën nuk ishte Mati 1, pastaj zona te fakulteti teknik, pastaj te rruga B?

Kjo të jep me kuptu, se këtu dikush ka interes me e shfuqizu planin rregullativ të Kalabrisë, se përndryshe do të duhej me vazhdu përpara, sikur këto planet tjera që i ceka më lart.

Ne si qytetarë, jemi të gatshëm të bëjmë padi kolektive, për mos zbatim të vendimit të kuvendit komunal”, kanë shkruar ata.

Go to TOP