Bayern triumfon ndaj Dortmund
Bayern Munich ka triumfuar 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në “Allianz Arena”, në ndeshjen e 113-të “Der Klassiker”.
Skuadra vendase ka dominuar që nga fillimi. Joshua Kimmich e ka testuar portierin Gregor Kobel me një goditje nga distanca, ndërsa më pas Michael Olise e Luis Diaz kanë provuar me raste të njëpasnjëshme. Epërsia ka ardhur në minutën e njëzet e dytë kur Harry Kane është shkëputur më lart se të gjithë dhe ka shënuar me kokë pas një asisti të Kimmich, duke realizuar golin e tij të dymbëdhjetë sezonal në Bundesliga.
Në pjesën e dytë, Dortmund ka reaguar me disa raste të mira nga Felix Nmecha dhe Karim Adeyemi, por pa sukses. Kur po afrohej fundi i ndeshjes, Michael Olise e ka shënuar golin e dytë për Bayern, duke përfituar nga një pasiguri në zonë të Jobe Bellingham.
Dortmundi ia ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutat e fundit përmes Julian Brandt, por nuk ka arritur të barazojë.
Me këtë fitore, Bayern mbetet skuadra më e pathyeshme në pesë ligat e mëdha evropiane dhe i largohet Dortmundit me shtatë pikë.
