Bayern Munich mposht Werderin, ‘blindon’ kreun

Bayern Munich ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në Gjermani.

‘Bavarezët’ mposhtën Werderin, me rezultat 3-0, të premten në ‘Alianz Arena’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Bundesligës gjermane.

Futbollistët e Bayern Munich u treguan ekip më i mirë se skuadra mike, krijuan më shumë dhe shënuan dy gola për trepikëshin e radhës.

Sulmuesi anglez Harry Kane realizoi dy gola nga pika e bardhë në minutën e 56-të dhe 90+7-të, kurse, një gol për fitoren e skuadrës nga Munich e shënoi Sane (82’).

Pas kësaj fitore, Bayern Munich ka 54 pikë në krye të tabelës, 10-të më shumë së Leverkusen, kurse, Werderi është e teta me 30 sosh.


Go to TOP