Bayern Munich fiton me rezultat të thellë ndaj Hoffenheimit

Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Hoffenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.

Bavarezët e Julen Nagelsmann kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë fitoren e radhës në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe tri gola, ku dy nga to ishin të rregullta.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë me anë të Serge Gnabryt, por që u anulua si i parregullt nga VAR-i.

Megjithatë, Gnabry ishte i saktë në minutën e 16-të duke shënuar për 1-0, ndërsa Robert Lewandowski (30’) shënoi për epërsinë 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e njëjtë sikurse në të parën me Bavarezët që dominuan dhe shënuan dy gola tjerë për fitoren e sigurt.

Golat në këtë pjesë u shënuan nga Maxim Choupo-Moting (82’) për 3-0 dhe Kingsley Coman (88’) që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 22 pikë, ndërsa Hoffeihem zë vendin e dhjetë me 11 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në udhëtim te Union Berlini, ndërsa Hoffeinhami e pret Hertha Berlinin.

https://www.youtube.com/watch?v=JONbDmNXkU8
https://www.youtube.com/watch?v=J6Z8ewvurvI&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=knUNq7EcGFY
Go to TOP