Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë
Bayern Munich e ka mbyllur në mënyrë perfekte sezonin vendas, duke triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë pas fitores bindëse 3:0 ndaj Stuttgart.
Heroi i ndeshjes ka qenë Harry Kane, i cili realizoi të tre golat në finale.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin olimpik të Berlinit, ku Stuttgart e ka nisur më mirë takimin dhe ka krijuar rastet e para. Deniz Undav e ka provuar portierin e Bayern, ndërsa Maximilian Mittelstadt ka rrezikuar me një goditje nga distanca, por portieri Jonas Urbig ka reaguar mirë.
Megjithatë, Bayern gradualisht e ka marrë mori kontrollin e lojës dhe pjesa e parë ka përfunduar pa gola, vetëm hera e dytë në dhjetë finalet e fundit të Kupës së Gjermanisë që mbyllej 0:0 pas dyzet e pesë minutave.
Në pjesën e dytë kampionët kanë goditur shpejt. Michael Olise ka depërtuar nga krahu i djathtë dhe ka asistuar për Kane, i cili ka shënuar me kokë për 1:0. Loja më pas është ndërprerë për disa minuta për shkak të tymit dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, por Bayern e ka vazhduar dominimin.
Dhjetë minuta para fundit, Kane ka realizuar golin e dytë me një goditje të saktë brenda zonës, ndërsa në fund e ka kompletuar “hat-trick” nga pika e bardhë pas një prekjeje të topit me dorë nga Angelo Stiller.
Me këtë fitore, Bayern fitoi trofeun e njëzet e një të Kupës së Gjermanisë dhe të parin që nga viti 2020. Po ashtu, skuadra bavareze mbylli sezonin me plot 139 gola në të gjitha garat vendore, duke vendosur shifra mbresëlënëse.
