Bastisjet e fundit, Klinaku: Nesër do të protestojmë para zyrave të ZPS-së dhe EULEX-it

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se nesër do të organizohet protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, të selia e tyre në Fushë Kosovë.

Kjo protestë vjen pasi sipas tij, zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

“Të nderuar, Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.

Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”, ka shkruar Klinaku.

Go to TOP